Children of the caffeine

 

kafe1

Kisha tre muaj që vrisja trurin ç’emër t’i vija këtij blogu. Kisha në mendje lloj-lloj gjërash, që nga “Kafe në Bllok” tek “Gjenerata Pse?”, tek “Pjeshka” e famshme. Por m’u dukën shumë të konsumuar, ndaj e lashë fare.

Megjithatë, siç ndodh zakonisht, nga hiçi më erdhi në mendje kjo fraza: “Children of the caffeine” (Fëmijët e kafeinës) dhe doja të krijoja diçka prej saj. Mund të ishte një këngë, një artikull, çfarëdo. Pastaj, i rashë në të se është nga ato fraza që më mirë të rrinë vetëm.

Prapë, ishte shumë e gjatë për të qenë emri i një blogu. Përmbledh gjithçka dua të përfshij në të, por edhe unë do të përtoja të hyja në një blog me adresë: fëmijëtekafeinës.wordpress.com. Kështu që arrita në përfundimin se mund të ishte një lloj nëntitulli.

Sepse doja që blogu im të lexohet nga sa më shumë njerëz, pra të mos duket si një blog vetëm për të rinj, edhe pse në shumë mënyra i tillë është. Kafeinën e kemi në trup, e megjithatë të gjithë kërkojmë më tepër. Herët apo vonë, të gjithëve na është dashur të pimë një filxhan të madh kafeje për të ndenjur zgjuar apo sepse kemi qenë pa gjumë.

Kafeina është emëruesi i përbashkët i 7,5 miliardë njerëzve në botë dhe 2,8 milionë shqiptarëve. Është si uji, si gjaku, e natyrshme dhe e domosdoshme. Kafeja pastaj, është tjetër gjë. Ka fuqinë për të mbledhur tetë njerëz që urrehen në një tavolinë, t’i vërë tabakanë në dorë studentit të juridikut dhe mbi të gjitha, të zgjojë nga gjumi gjithë punonjësit e një fabrike fasonerie.

E megjithatë, ata që po e teprojnë me kafeinën janë më së shumti 20-vjeçarët, bashkëmoshatarët e mi, “fëmijët e viteve ‘90” që ende besojnë se janë fëmijë edhe pse kanë jetuar dy dekada. Prandaj, endemi nga kafeneja në kafene si adoleshentë që sapo kanë zbuluar kohën e lirë dhe s’dinë ç’të bëjnë me të.

Jemi ata që e thajmë anglishten dhe madje jemi grammar nazists kështu që po, them se “Children of the caffeine” na përshtatet mjaftueshëm. Natyrisht, nuk përjashton as 45-vjeçarët që shumicën e kohës e kalojnë në kafe. Fëmijët e kafeinës janë edhe ata.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s