Të vdesësh në punë apo të vdesësh në shtet? Nuk është rasti i shqiptarëve


Ja një i punësuar në sektor privat tek bën moral: “Puna të jep jetë, puna nuk të lë kurrë në baltë.”
Kleçka e vërtetësisë së parimeve është se qëndrojnë derisa zbulon diçka që i hedh poshtë. Përshembull, sikur nesër dikush të më ftojë të punoj tri orë në ditë, me dy ditë pushim në javë dhe po të njëjtën pagesë, diçka më thotë se edhe mund ta pranoja. 
Do ta pranoja edhe sikur ta dija se të gjithë kolegët do të jenë rehatuar aq shumë me këtë punë, sa edhe ato dy-tri orë do t’i shtynin me përtesë sikur po i bëjnë për dikë tjetër. Do ta pranoja edhe sikur ta dija se do të bëhesha vetë si ata. 
Nuk po them se ndonjëherë puna të bën të ndihesh i aftë dhe i përmbushur intelektualisht: po qëndroj tek katet e para të piramidës së Maslow-it, tek nevojat primare biologjike dhe mirëqenia mendore.


Puna na pëlqen se na e mban mendjen të zënë. Çfarëdo problemi të kesh, sido të jesh gdhirë, sa hyn në zyrë dhe ulesh para kompjuterit, kërcet gishtërinjtë dhe shtyp tastet (ajo ndotje zanore aq e prekshme, aq e ndjeshme) minimizohet si faqja e fshehtë e Word-it që e mban për projektet e tua. 
Po kaq vicioz është edhe proçesi i të bërit sikur punon. Kotësia kap kotësinë, dita kalon kot, kohë plot për projektet e tua po edhe ato, i shtyn e i shtyn pa i mbaruar sepse e di se nuk është e thënë të shtrydhësh trutë për të marrë atë që kërkon. 
Nuk mund të përgjithësosh dhe të thuash se 164,020 të punësuar në shtet (INSTAT, 2016), nuk punojnë. Me gjasë, namin e keq ua kanë nxjerrë ca sekretare fakultetesh, ndonjë drejtor apo punonjësit e zyrave të shtypit. Ndonjëherë të duket vetja thjesht ziliqar, se të duhet të punosh jashtë orarit për të marrë po aq para dhe më pak fjalë të mira. 
E megjithatë ti, ziliqari, dhe ai që e lakmon një punë në shtet përputheni në një ide: puna në shtet është e rehatshme. Në institucionet më të rëndësishme rroga vjen gjithmonë në fund të muajit të punës por edhe nëse nuk vjen, s’ke mbi kokë dikë më të stresuar se ti që të bën të ndihesh në faj. Po edhe kafeja është kafe. 
Sa është probabiliteti që ta nisësh me zell punën në shtet, kur hyn me këtë lloj paragjykimi? 
Statistikat e vërtetuan: shqiptarët bëjnë sikur punojnë. Ndërsa INSTAT tregon se punojmë 44 orë në javë, pra më shumë se suedezët, në janar Komisioni Evropian publikoi një raport ku e renditi Shqipërinë ndër shtetet me më pak orë efikase pune. Sondazhi i KE-së tregoi se shqiptarët kanë pak presion në ambientet e punës. Jemi chill
Kjo ndoshta shpjegon pse shumë prej nesh ëndërrojnë një pozicion të qëndrueshëm në shtet. Mund të mos ngrihesh në detyrë apo të synosh të kesh një biznes tëndin, por në fund të ditës s’do të duhet ta vrasësh mendjen për deadline apo tatime. E mira, sikurse e vërteta, është thjesht çështje këndvështrimi. Dhe fundja, pse është e gabuar të kërkosh një punë që t’i mban kockat të çlodhura?

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s